Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e masave ajrore të paqënddrueshme duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas-mesditës dhe në vijim; pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin. Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri. Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.