Dita e 11 e barrikadave, situata në veri të Kosovës mbetet e njëjtë

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej 11 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë zonë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara. Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.