
Dita Botërore e ndërgjegjësimit për autizmin, flet Egla Bajrami
2 prilli shënon ditën botërore të ndërgjegjësimit mbi spektrin e autizmit, lidhur me çrregullimet e këtij spektri dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike dhe shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje pyetjes se çfarë është autizmi? Aktualisht, mendohet se shkaktohet nga nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen për fëmijën e tyre. Egla Bajrami është drejtore e klubit kombëtar të prindërve me fëmijë të spektrit autik dhe njëkohësit nëna e një djali me këtë spektër.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prej tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.
Egla është një nënë që ia ka dalë duke punuar shumë për ta integruar djalin esaj Argenin në shoqëri ai tashmë është student i kitarës në akademinë e arteve tiranë si dhe ka arritur të fitojë pavarësinë duke punuar.