
Dita Botërore e Gjumit, sa orë na duhen të flemë?
Gjumi ka një ndikim mjaft të madh në jetën tuaj duke sjell shumë përfitime që ansjë aktivitet tjetër nuk i sjell. Duke filluar që nga produktivitetin, ekuilibrin emocional, shëndeti i trurit dhe zemrës, funksionin imunitar, kreativitetin, vitalitetin dhe madje edhe në peshën tuaj.
Ndonjëherë të flini më pak orë nga sa keni nevojë mund të duket si një zgjidhje e mirë. Por edhe humbja minimale e gjumit mund të ndikojë ndjeshëm në humorin, energjinë, qartësinë mendore dhe aftësinë për të përballuar stresin. Ndërsa pushoni, truri juaj qëndron i zënë, duke mbikëqyrur mirëmbajtjen biologjike që e mban trupin tuaj në formë të mirë, duke ju përgatitur për ditën në vazhdim. Pa orë të mjaftueshme gjumë, nuk do të jeni në gjendje të punoni, të mësoni, të krijoni dhe të komunikoni.
Prandaj njohja e rekomandimeve të përgjithshme për sa gjumë ju nevojitet është hapi i parë. Sigurisht, është thelbësore të zbatoni këshilla për gjumë të shëndetshëm, në mënyrë që të mund të bëni një gjumë të plotë të natës.
Orari i rekomanduar i gjumit sipas grupmoshave
Grupmosha të ndryshme kanë nevojë për sasi të ndryshme gjumi. Në secilin grup, udhëzimet paraqesin një gamë të rekomanduar të kohëzgjatjes së gjumit të natës për individë të shëndetshëm.
Foshnja 4-12 muajshe: 12-16 orë (përfshirë dremitjet)
1-vjeçari: 11-14 orë (përfshirë dremitjen)
Mosha parashkollore: 3-5 vjeç: 0-13 orë (përfshirë gjumin)
Mosha shkollore 6-12 vjeç: 9-12 orë
Adoleshenti 13-18 vjeç: 8-10 orë
Të rriturit 18 vjeç e lart: 7 orë ose më shumë
Megjithatë, sasia ideale e gjumit mund të ndryshojë nga personi në person. Disa njerëz kanë nevojë për më shumë ose më pak gjumë çdo natë. Të vendosni se sa gjumë keni nevojë do të thotë të merrni parasysh shëndetin tuaj të përgjithshëm, aktivitetet e përditshme dhe modelet tipike të gjumit. Disa pyetje për t’ju ndihmuar të vlerësoni nevojat tuaja individuale të gjumit përfshijnë:
A jeni produktiv, i shëndetshëm dhe i lumtur me shtatë orë gjumë? Apo e keni vënë re se keni nevojë për më shumë orë gjumë për të pasur energji?
Keni probleme shëndetësore bashkëekzistuese që mund të kërkojnë më shumë pushim?
A keni një nivel të lartë të shpenzimeve ditore të energjisë? A luani shpesh sport apo punoni në një punë stresuese?
A kërkojnë vigjilencë aktivitetet tuaja të përditshme për t’i kryer ato në mënyrë të sigurt? A vozitni çdo ditë dhe/ose përdorni makineri të rënda? A ndiheni ndonjëherë të përgjumur kur bëni këto aktivitete?
A jeni duke përjetuar ose keni një histori të një çrregullimi të gjumit?
A vareni nga kafeina për t’ju ndihmuar gjatë ditës?
Kur nuk jeni duke punuar, a keni tendencë të flini më shumë?
Ju mund t’i përdorni përgjigjet tuaja për këto pyetje për të përmirësuar sasinë e gjumit që bëni.