Diskutohet traktati global i plastikës

Traktati global i menaxhimit të plastikës mund të jetë marrëveshja më e rëndësishme pas asaj të Parisit për klimën.

Sipas diskutimeve paraprake shpresohet se do të ketë një zvogëlim të ndotjes nga plastika ndërsa synimi është zhdukja e saj deri në vitin 2040.

Programi i Mjedisit pjesë e OKB-së thotë se ekuivalenti i një kamioni plehrash plastike hidhen në oqean çdo minutë dhe emetimi i gazrave serë lidhur me këtë material pritet të arrijë në 6.5 gigaton deri në vitin 2050.

Fillimisht anëtarët e OKB-së ranë dakord mbi krijimin e një traktati për sa i përket menaxhimit të mbetjeve nga plastika në mars të vitit 2022.

Megjithatë mënyra sesi ky traktat duhet të zhvillohet është ajo çfarë ka krijuar ndasi mes vendeve dhe për këtë arsye do të ketë një tjetër takim përgjatë dhjetorit të këtij viti në Uruguaj.

Japonia është një ndër vendet që mbështet idenë e ndalimit të prodhimit të plastikës ndërsa SHBA mbështet idenë e kufizimit të përdorimit të saj.

Traktati i OKB-së mbi menaxhimin e mbetjeve plastike pritet të finalizohet brenda vitit 2024.