Disfatë në zgjedhje për partinë e Mitsotakis, humb Athinën dhe Selanikun

Partia e kryeministrit Mitstotakis ka pësuar një disfatë të rëndë,në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan ditën e dielë. Sipas të dhënave nga numërimi i 95% të kutive të votimit, partia e kreut të qeverisë ka humbur bashkitë e Athinës dhe Selanikut, dy më të mëdhatë e vendit.

Për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re.