
Disa zona me reshje shiu sot, shihni tabelën
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jënë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
*Tibo News