
Disa rregulla për udhëtimet me avion, që mos t’ju shpallin ‘non grata’
Ka shumë gjëra që mund dhe nuk duhet të bëjmë. Si përshembull, të fusim peshk në mikrovalë në ambient pune apo siç jemi mësuar t’u lirojmë vendin të moshiarve në transporte publike.
Ndërsa në avion ka rregulla të tjera. Udhëtimi tuaj mund të ndryshojë si eksperiencë në avion nga e qara e një fëmije apo nga pozicioni i ulëses, varet ku e dëshironi në dritare, në mes apo në anën tjetër.
Eksperti amerikan Jackie Vernon-Thompson zbulon disa ‘sekrete’ se çfarë duhet të shmangni në avion, që të mos jeni ju ai personi non grata në udhëtimin e radhës.
Këto janë rregulla, por jo të shkruara:
Mos vishni pizhama
Vishni rroba të pastra pa aromë ushqimesh
Mos i kërko askujt të ndryshosh sediljen
Mos hidhni parfum të fortë pasi ndodheni diku me shumë persona në ambiente të vogla
Uluni me çantën tuaj më sedilje derisa të lirohet zona ku kalojnë pasagjerët për tu ulur dhe më pas vendosni çantën tek pjesa sipër sediljes
Mos i zgjasni këmbët aty ku kalojnë të tjerët
Mund të lëvizësh në këmbë nëse je mpirë duke qëndruar ulur
Shmangni ushqimet me hudhër apo qepë. Nëse nuk i rezistoni dot, duhet të mbani maskë në avion.
Para fluturimit, nëse keni fëmijë, sigurohuni që ata të kenë fjetur mirë, të jenë ushqyer dhe të jenë të veshur me rroba pambuku.
Dhe më e rëndësishmja: kini durim dhe qetësi në fluturime. Bëhuni të kuptueshëm dhe qëndrpni pozitivë.