Disa nga profesionet që inteligjenca artificiale nuk i zvendëson dot

Që inteligjenca artificiale (AI) ka hyrë shpejt dhe fuqishëm në jetën tonë, kjo tashmë dihet. Shqetësimi më i madh mbetet fakti që shumë punë pritet të zëvendësohen. Një studim i realizuar në mars të 2023-shit nga Goldman Sachs doli në përfundmit se AI është në gjendje të zëvendësojë njerëzit në 80% të punëve që vënë botën në lëvizje në çdo sektor.

Thënë kjo, 300 milionë vende pune mund të lirohen vetëm nga automatizimi, ka shpjeguar Martin Ford, autor i “Rule of the Robots: How Artificial Intelligence Will Transform Everything.”

Por ekspertët theksojnë se ka ende disa punë që Ai nuk i zëvendëson dot. Dy prej tyre janë: Inteligjenca emocionale dhe të menduarit në mënyrë kreative.

“Mendoj se ka 3 kategori që do preken shumë pak ose aspak nga Inteligjenca artificiale. E para është çdo punë që ka bazë kreative sepse mungon sasia e detyrave automatike dhe të duhet të krijosh gjëra të reja vazhdimisht”, shprehet Ford.

Por kjo nuk garanton se çdo punë kreative do i shpëtojë ndikimit të AI.

Kategoria tjetër që nuk do të preket është ajo që përfshin profesionet që krijojnë lidhje ndërpersonale, të tilla si: infermierë, psikologë, konsulentë biznesi, mjek dhe gazetarë.

Dhe të tretët në listë janë të gjithë profesionet që nuk parashikohen dhe që kanë të përfshira llogaritje apo veprime të ngjashme si Trade Markets. Po ashtu edhe punëtorët e industrisë elektrike, hidraulike, sanitarët, etj.