
Disa nga filmat më të mirë të këtij viti, deri më tani
Viti 2022 është pikërisht në mesin e tij dhe bërja e një liste për filmat më të mirë të këtij viti është disi e cungët, megjithatë ka mjaftueshëm hapësirë për plotësim.
Në pritje të një numri filmash të mirë në gjashtë muajt e mbetur, ne do t’ju tregojmë pak prej të përzgjedhurve deri më tani.
Jason Isaacs dhe Ann Dowd janë dy aktorë të një drame, e cila ka të bëjë me takimin “shërues” të prindërve të një viktime me prindërit e autorit.
Në këtë film gjen një kalvar dhimbjesh dhe emocionesh që veprojnë mrekullisht me njëra-tjetrën.
Tilda Swinton bën bashkë forcat me autorin tajlandez Apichatpong Weerasethakul për të sjellë një fabul në gjuhën angleze, por të krijuar në Kolumbi.
Subjekti ka të bëjë me një grua e cila mund të dëgjojë tinguj që nga të tjerët nuk ndihen.
Është një film i bukur, por misterioz.
Një kinema e ngadaltë që në të njejtën kohë t’i ngadalëson edhe rrahjet e zemrës.
Ky dokumentar tregon historinë e jetës së “Little Tramp”, film i heshur dhe komik, i cili u bë i famshëm para se të kthehej në tingull.
Është një histori mahnitëse e Chaplin, diçka që do ta kishte elektrizuar Charles Dickens-in, të mbijetuarin e varfërisë që pushtoi SHBA-në.
Kjo është një dramë interesante gjermane, e cila ka të bëjë me një ish të burgosur të kampit të përqëndrimit, i burgosur pas luftës për akte homoseksuale.
Një film burgu i mbushur jashtëzakonisht me akte inteligjente dhe i luajtur aq mirë.
Kemi të bëjmë me një përrallë misterioze, sjellë nga regjisorja italiane Laura Samani, e cila flet për një grua të dëshpëruar që kërkon të ringjallë foshnjën e saj që ka lindur i vdekur.
Ajo niset në një kërkim për të gjetur kishën që të jetë në gjendje ta realizojë misionin e saj.
Kjo gjuhë filmi e regjisores Samani, ka qëndureshmëri dhe detaje interesante ateizmi që i shkojnë për shtat atmosferës shpirtërore të këtij filmi.
Kjo romancë e viteve ’70, e sjellë nga Paul Thomas Anderson, ku një nga aktorët është Cooper Hoffman, një fëmijë që nxjerr në pah 10-vjeçaren Alana Haim.
Ky film është i mrekullueshëm, me nota humori që të bën të qeshësh, romantik nga ku qarkullon nëpër skena dhe personazhe në një mjeshtëri absolute.
*Tibo News