Disa mënyra të thjeshta se si të forconi imunitetin

Si të forconi imunitetin me disa metoda të thjeshta? Ja disa prej tyre!

Zgjidhni dashurinë

Duke pasur parasysh se shëndeti fizik dhe mendor janë të lidhur bashkë, ju duhet t’i jepni përparësi asaj që ju bën të ndiheni më mirë. E qeshura, noti, kërcimi, një prekje fizike, pra gjithçka që ju bën të “ushqeni” veten në mënyrën e duhur.

Përtypni ushqimin

Përtypja e duhur e ushqimit është diçka e rëndësishme sepse vetëm kështu ju siguroni lëndët ushqyese të nevojshme për shëndetin dhe sistemin imunitar.

Dilni herët nga shtëpia

Mëngjes i lehtë do të thotë që të ngrihesh dhe të dalësh sa më herët. Ekspozimi ndaj diellit, sidomos para orës 9 të mëngjesit, rrit serotoninën, një neurotransmetues që luan rol në funksionimin e duhur të trupit dhe sistemit imunitar.

Shtoni zinkun

Përveç rritjes së prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, zinku luan një rol aktiv në forcimin e sistemit imunitar duke aktivizuar enzimat që shpërbëjnë proteinat që gjenden në viruse dhe baktere.

Lëvizni sa më shumë

Rritja e aktivitetit fizik mund të përmirësojë aktivitetin e qelizave imune, të cilat luajnë rol në reduktimin dhe eliminimin e patogjenëve.

Mbani rezerva të vitaminës D

Ashtu si serotonina, vitamina D punon për të mbështur përgjigjet imune në trup. Studimet tregojnë se kjo vitaminë rrit prodhimin e proteinave të caktuara, të cilat mund të luftojnë infeksionet.