Disa këshilla për të shmangur gripin kur të gjithë janë të sëmurë

Gripi sezonal shfaqet kryesisht në muajt e dimrit dhe këtë vit ka pasur një “shpërthim” të madh të rasteve të gripit. Por çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga gripi kur të gjithë rreth jush janë të sëmurë?

Mbani distancë

Meqenëse spërklat e lëshuara nga kollitja ose teshtitja arrijnë një distancë prej më shumë se 4.5 metra brenda një sekonde, ne duhet të mbajmë distancën nga ata që janë prekur nga gripi.

Flini mirë

Gjumi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të trupit dhe forcimin e mbrojtjes sonë. Ekspertët shpjegojnë se një gjumë i mjaftueshëm zgjat 7-9 orë dhe është aleati ynë kundër gripi

Ajrosni hapësirën tuaj

Virusi “lulëzon” në zona që nuk janë të ajrosura. Ndaj sigurohuni që të ajrosni hapësirat ku kaloni shumë orë çdo ditë.

Lani duart shpesh

Duhet të lani rregullisht duart për të paktën 20 sekonda me sapun dhe ujë. Nëse nuk kemi ujë të rrjedhshëm dhe sapun në dispozicion, atëherë mund të përdorim disa xhel antiseptik ose peceta pastrimi.