
Disa këshilla nga psikologjia që funksionojnë për të humbur peshë
Të gjithë programet e dobësimit kanë një të përbashkët: Pretendojnë se kanë gjetur çelësin që t’ju bëjnë të humbni kilogramë. Një nga programet e fundit më të njohura të humbjes së peshës quhet Noom dhe pretendon se psikologjia e sjelljes është çelësi për të ndihmuar njerëzit që të dobësohen.
Tri janë sjelljet që këshillon Noom:
- Vendosja e qëllimit
Shumë programe të humbjes së peshës fillojnë duke u kërkuar njerëzve të vendosin një qëllim. Krijimi i këtij “qëllimi” në të vërtetë ju motivon të ndryshoni sjelljen. Një kombinim i qëllimeve (aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm) mund të jetë më efektiv për t’i mbajtur njerëzit të motivuar dhe për t’i ndihmuar të arrijnë qëllimet.
- Vetë-monitorimi
Matja e peshës dhe asaj çfarë hani – e njohur si “vetë-monitorimi” – është një nga strategjitë më efektive nga fusha e psikologjisë së sjelljes për humbjen e peshës dhe është përfshirë në shumicën e programeve të menaxhimit të peshës. Vetë-monitorimi funksionon duke ju bërë më të vetëdijshëm për atë që po hani dhe pini dhe çfarë po ndodh me peshën tuaj. Nga ana tjetër, kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme.
- Mbështetja sociale
Strategjia e tretë është që të merrni reagime dhe mbështetje nga miqtë, familja ose programet e mbikëqyrura. Arsyeja se pse mbështetja sociale ndihmon është sepse krijon një ndjenjë të përgjegjësisë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ndjekin programe për humbje peshe me një mik apo anëtar të familjes kanë më shumë gjasa ta ndjekin dhe të humbin më shumë peshë.