
Disa cilësi të karakterit që po na dëmtojnë
Rutina dhe përditshmëria bëjnë të tyren duke na marr përpara dhe në njëfarë mënyre harrojmë të ndalojmë për një çast dhe të kuptojmë se çfarë na bën mirë dhe çfarë na dëmton. E në shumë raste, në dëmin tonë mund të jenë edhe disa veçori të cilat karakterizohen si “cilësi” të personalitetit:
Një sens humori i pashëndetshëm
Sensi i humorit çliron tensionin dhe të ndihmon të kesh një qasje më pozitive ndaj jetës megjithatë, jo gjithnjë. Për shembull, shumë njerëz dëmtojnë vetëbesimin duke gjykuar, me humor, pamjen e jashtme apo duke diskutuar një traumë fëmijërie, në mënyrë që të dhurojnë të qeshura. Sipas psikologes Chloe Lau në universitetin “Ëestern”, Kanada, sensi i humorit mund të përdoret edhe për të shpëtuar nga ndjesitë jo dhe aq të mira dhe kështu, njerëzit që mbulojnë emocionet me humor, nuk arrijnë të përballojnë ndjesitë e tyre.
Fiksimi me punën
Është pak e vështirë të kuptohet nëse një person është i përgjegjshëm dhe profesionist, apo super i fiksuar me punën. Por, njerëzit që janë të fiksuar me punën përjetojnë më shumë ankth, stres dhe emocione negative, duke sjellë më pas edhe ngërç në produktivitet.
Jeton më shumë në kokën tënde sesa në realitet
Është okay të kesh “botën tënde”, por mos ndoshta po ëndërron gjatë ditës dhe po shkëputesh nga realiteti? Sipas psikologes Eli Somer: “Ëndrrat gjatë ditës janë fantastike, shumë të gjalla dhe në disa raste, lidhen edhe me sëmundje mendore”.