
“Diplomacia e tërmetit”
Në orët pasi dy tërmete të fuqishëm goditën jugun e Turqisë, ndihmat e para humanitare mbërritën nga Suedia dhe Finlanda.
Dy kombet nordike janë bllokuar në një ngërç me Ankaranë, në lidhje me anëtarësimin e tyre në NATO, ndërsa presidenti turk Erdogan e mban procesin duke kërkuar që Stokholmi dhe Helsinki të plotësojnë kriteret strikte përpara se të ecin përpara me ratifikimin.
Kështu që natyrshëm lind pyetja: A mundet që ‘diplomacia e tërmetit’ të zbusë qëndrimin e Turqisë ndaj du vendeve aplikante të NATO-s?
Në vitin 1999, një tërmet i fuqishëm goditi pranë qytetit turk të İzmit dhe grekët ishin ndër të parët që u përgjigjën me ndihma, pavarësisht nga armiqësia e dekadave mes dy fqinjëve. Disa muaj më vonë, kur një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Athinën, turqit iu kundërpërgjigjën me ndihmë.
Shfaqja e besimit të mirë mes fqinjësh bëri që Greqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj për t’u bërë Turqia një vend kandidat në BE, dika që politikëbërësit në Finlandë dhe Suedi shpresojnë ta shohin të përsëritet.
Çfarë ndihme kanë dhënë Suedia dhe Finlanda?
Suedezët deri më tani kanë dhënë 3.3 milionë euro në mbështetje humanitare dhe kanë dërguar më shumë se 50 ekspertë kërkimi dhe shpëtimi, qen kërkimi dhe ekipe mjekësore në Turqi.
Në nivel të BE-së, Suedia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit Evropian mblodhi javën e kaluar mekanizmin e reagimit të integruar politik të bllokut për të koordinuar të gjithë mbështetjen e BE-së për Turqinë dhe Sirinë në nivel politik.
Në Finlandë, përgjigja e qeverisë ka qenë mjaft e shpejtë dhe e fuqishme, dhe e telegrafuar me zë të lartë në Ankara. Helsinki siguroi strehim emergjent, duke përfshirë tenda dhe soba, për 3,000 njerëz; dhe shpërndarjen e koordinuar të furnizimeve përmes NATO-s.
Finlandezët kanë dërguar gjithashtu ekspertë kërkimi dhe shpëtimi, dhe gjithashtu kontribuojnë në mënyrë shumëpalëshe përmes Fondit Qendror të Përgjigjes ndaj Emergjencave të OKB-së, i cili deri më tani ka dhënë 50 milionë dollarë.
Si është situata në Ankara?
Me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në 14 maj, Erdogan e kishte përdorur Suedinë dhe në një masë më të vogël Finlandën si një kashtë politike, duke e pikturuar vendin si një vend që strehonte terroristët dhe si një rrezik për sigurinë kombëtare të Turqisë.
Nëse zgjedhjet shtyhen disi, Erdogan mund të ketë ende nevojë për një ‘batakçi’ si një shpërqendrim për problemet politike në rritje brenda Turqisë, një taktikë që mund të mos funksionojë aq mirë për herë të dytë.
Cilat janë shanset e ‘diplomacisë së tërmetit’ të stilit 1999?
Paul Levin nga Universiteti i Stokholmit mendon se shanset janë të ulëta që çdo gjë që Suedia dhe Finlanda të bëjnë për të ndihmuar me ndihmën humanitare do të lëvizë gjilpërën për Turqinë në ratifikimin e anëtarësimit në NATO.
“Unë thjesht nuk shoh ndonjë ndikim real në lidhje me marrëdhëniet me publikun nga pala turke,” tha ai troç, duke përshkruar një vend aktualisht në trazira, me një situatë “të çrregullt” politike.
Dhe krejt e kundërta, vijon duke thënë ai: “Nëse Erdogan sheh se është lënduar nga kjo dhe sheh se nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë zgjedhjet, ai ka një nxitje të fortë për t’i shtyrë ato”.
“Sa më i dëshpëruar të bëhet politikisht, aq më tërheqëse do të jenë ato lloj taktikash. Unë mendoj se ai do të bëjë pothuajse gjithçka për t’u rizgjedhur.”
Kjo mund të nënkuptojë vazhdimin e demonizimit të Stokholmit në veçanti, për dështimin e dëbimit të kurdëve që Turqia thotë se janë të dyshuar për terrorizëm.
Ankaraja kërkon që Finlanda dhe Suedia të deportojnë rreth 130 “terroristë” përpara se ajo të miratojë ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n. Erdogan deklaroi në janar se vendet nordike duhet “të dorëzojnë terroristët tuaj”, me Suedinë që tha se Turqia kishte bërë kërkesa që nuk mund dhe nuk do të përmbusheshin.
Ndoshta është pak herët për të spekuluar se çfarë do të ndodhë, por deri më tani nuk është parë asnjë rezultat pozitiv i kësaj diplomacie.
*Artikulli i Euronews.eu, përkthyer dhe pështatur në shqip nga Tibo News.