Dikur me Rita Orën dhe tani me Dua Lipën. Regjisori që dashurohet me shqiptaret

Nuk mund të mos dihen gjërat personale kur je vip dhe aq më tepër kur je kaq e dashur për publikun siç është Dua Lipa. Këngëtarja është në një lidhje të re me Romain Gavras, dhe tashmë shfaqet kudo me të. Në tapetin e kuq në Kanë, ata u shfaqën me duart e lidhura bashkë dhe tepër të dashuruar. 27 vjeçarja dhe regjisori 41 vjeç dalin më publik pasi konfirmuan romancën e tyre. Lidhjen e tyre po e mbajnë shumë private ndryshe nga lidhja e mëparshme e Dua-s me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid.

Romain, ka qenë i parë i lidhur me këngëtaren tjetër me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Regjisori francez duket i marrosur pas Dua-s dhe shpresojmë që këtë radhë të kenë gjetur dashurinë të dy.