Digjet ndërtesa 1000 metra katrorë në Moskë

Ministria ruse e emergjencave publikoi pamjet e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë zyre në perëndim të Moskës, duke thënë se mbi 120 njerëz janë evakuuar.

Zjarri mbuloi një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë, thotë ministria, duke shtuar se më shumë se 340 njerëz po luftonin me zjarrin.

Nga flakët ka shumë dëme materiale dhe rreth 100 pasije janë djegur.