Digjen disa kamionë në një barrikadë në veri të Kosovës

Disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës. Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut.

Djegia e këtyre kamionëve ndodh pikërisht në ditën kur pas 20 ditësh bllokimi pritet që të largohen barrikadat nga rrugët e katër komunave veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.