
DigitAlb vijon smirën, gjithmonë “viktimë e piraterisë”
Gushti është vendimtar për sezonet televizive. Ky është muaji ku finalizohen kontratat e eventeve, emisioneve apo të drejtave të transmetimit. Është muaji ku punohet për riorganizimin e studiove, stafit dhe fushatave reklamuese.
Kudo në Shqipëri, apo në botë, televizionet dhe platformat televizive funksionojnë kështu gjatë kësaj periudhe. Por jo DigitAlb. DigitAlb është ndryshe. Në gusht nis gjithmonë të qahet, t’i bëjë presione dhe shantazhe tregut mediatik me ankesa dhe akuza drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Njësoj si vitin e shkuar, pasi humbi të drejtat e transmetimit të kampionatit italian të futbollit, Serie-A, DigitAlb nisi të hënën fushatën tjetër të smirës.
I pamësuar me konkurrencën, DigitAlb, shpik marifete si e si të nxjerrë situata kinse po i vjedhin programet. Të mësuar me rolin e viktimës, përdorin edhe VPN për të shmangur bllokimet e vendndodhjes gjeografike që aplikon platforma TIBO.
E vërteta është se prej kohësh rrethi i bashkëpunëtorëve dhe abonentëve të DigitAlb po ngushtohet. Kjo i shtyn ish-bashkëpunëtorët tanë të vijojnë me stilin e vjetër të të bërit biznes me bërryla në Shqipëri.
Kjo kuptohet nga ortakëria e DigitAlbit me kompani të palicensuara dhe pa seli në Shqipëri, si NimiTV. Por kjo ortakëri pirate shumë shpejt do t’ua bëjë gjëmën, pasi me vetëdije shkelen kontratat duke transmetuar evente në Angli, Gjermani, apo Amerikë, në një kohë kur të drejtat i kanë vetëm për territorin shqiptar.
Gjithkush e ka të qartë prirjen në rënie të lirë që po ka kjo platformë.
E thonë sipërmarrësit kabllorë, të cilëve u ndryshohen pa paralajmërim kostot e u ndërpritet sinjali për presion. E thonë abonentët, të cilëve u hiqen pa njoftuar eventet edhe pse i kanë parapaguar ato.
Por shkelësit e kontratave dhe të vonuarit e teknologjisë nuk mundet ta mbajnë dot pozitën e dikurshme në treg veçse duke sulmuar konkurrentët e duke shantazhuar institucionet.
Platforma TIBO, e cila ishte e para që solli risinë e transmetimeve IPTV/OTT për shqiptarët, garanton abonentët e saj se do të vijojë t’u ofrojë shërbimet më cilësore dhe më të lira në treg.
Tashmë publiku e ka kuptuar. Të zgjedhësh TIBO-n është zgjedhja e duhur!