AlbanianEnglish

Dietologia Anila Kalleshi, kujdesi që duhet të tregojmë me ushqimet e fundvitit

Gjatë periudhës festive shtohet dëshira për të konsumuar më shumë ushqime të bollshme duke pasur dhe tryezën plot me gjëra tërheqëse për organizmin, por jo të shëndetshme.

Këshillat e dietologëve në këtë periudhë janë më të shumta se në çdo periudhë tjetër të vitit. Dietologia Anila Kalleshi ndan për tibo news këshillat e një ushqyerje të shëndetshme gjatë kësaj periudhë festive.

Më së shumti gjatë kësaj periudhe fokusi vendoset tek ëmbëlsirat, por padyshim edhe tek konsumimi i mishit të gjelit, i cili  një përqindje tepër të lartë të yndyrës.

Në natën e ndërrimit të viteve rritet konsumi i alkoolit dhe të shumtë janë ata persona që përfundojnë edhe në urgjenca. Të gjithë i referohen vetëm një nate, por kjo natë mund të sjellë pasoja të rënda në organizëm.

Gjella me krip dhe kripa me karar thotë populli, por si me çdo produkt tjetër, as me kripën nuk tregohet kujdes dhe maturi në sasinë e saj në gatime.

Dhe pas natës së parë të vitit të ri, të gjithë nisin të mendojnë për objektivat e reja, ku një ndër të cilat është edhe mbajtja e trupit në formë.

You don't have permission to register