Diesel prezanton koleksionin e ri me 200 mijë prezervativë në sfond

Java e Modës në Milano duket se ka patur mjaft surpriza për të ftuarit, sidomos për ata që shkuan në shfaqjen e Diesel. Marka italiane prezantoi koleksionin Vjeshtë-Dimër 2023 në një sfond me mbi 200,000 kuti Durex, duke theksuar rëndësinë e seksit si edhe bashkëpunimin e ardhshëm me kompaninë e prezervativëve.

“Ne na pëlqen të luajmë në Diesel dhe e kemi seriozisht,” tha drejtori artistik Glenn Martens në një deklaratë. “Argëtohuni, respektoni njëri-tjetrin, jini të sigurt”.

I gjithë koleksioni u frymëzua nga tema e lirisë, kënaqësisë dhe kuriozitetit për të eksperimentuar.