Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: I nxehti Afrikan që ka përfishë Mesdheun do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë; për pasojë, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtirjes Lindore.

Ky stabilitet i atmosferes do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.