Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites; vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit Ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore duke gjeneruar shira të izoluara në ekstremin Verior si edhe në Verilidje të territorit. Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohëshëm.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.