AlbanianEnglish

Diçka ka ndodhur me Instagramin e Ronaldos, edhe Messi ka meritat?

Cristiano Ronaldo është personi i parë në botë, që i ka kaluar 500 milionë ndjekës në Instagram.

E duket se ndikimin më të madh e pati fotoja-reklamë e Louis Vuitton ku shfaqen dy futbollistët më të lakmuar, Ronaldo dhe Lionel Messi.

E vetmja llogari me më shumë ndjekës në botë është faqja zyrtare e Instagram-it në pronësi të platformës Meta dhe këtë e konfirmoi një zëdhënës i faqes së Internetit të mediave sociale.

Messi i Argjentinës është i famshmi i dytë më i popullarizuar në botë, me 376 milionë ndjekës, sipas statistikave të llogarisë së tij. Ai ndiqet nga Kylie Jenner, me 372 milionë.

Fotoja e bujshme tregon dy valixhe të markës Louis Vuitton, teksa dy futbollistët rivalë në Botërorin 2022, kanë vendosur bërrylat teksa luajnë shah.

Lojtari portugez ka postuar foton e fotografes Annie Leibovitz, të shtunën e kaluar.

Fotoja ka grumbulluar më shumë se 36.8 milionë pëlqime, deri të hënën, por nuk e ka thyer ende rekordin që e mban veza e famshme me 55.9 milionë pëlqime, të mbledhura nga viti 2019.

Që nga fillimi i Kupës së Botës, Ronaldo, 37 vjeç, ka postuar disa reklama, nga këmbimi i kriptomonedhave tek markat e shampove.

*Tibo News

 

You don't have permission to register