DiCaprio reagon pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar

Pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar, aktori dhe aktivisti Leonardo DiCaprio ka reaguar menjëherë.  Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuuan.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan DiCaprio.

Kujtojmë se Di Caprio ka qenë një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës, përfshirë edhe lumin Vjosa në vendin tonë.