
Diaspora Shqiptare në Kanada
Shqiptarët filluan të migrojnë në Kanada pas vitit 1990, duke përfituar kryesisht nga mundësitë që ofron programi i imigrimit në këtë vend të specialistëve të kualifikuar.
Në Kanada kanë migruar mjaft profesionistë, shqiptarë të talentuar, të cilët janë integruar me sukses në tregun e punës,dhe në shoqërinë vendase.
Për nga cilësia dhe potencialet e saj, diaspora në Kanada po shndërrohet në një pikë të rëndësishme referimi për diasporën shqiptare.
Sipas censusit të fundit të zhvillua në 2011 nga Insituti i Statistikave të Kanadasë, afro 30.000 mijë kanadez pretendonin të kishin kombësi shqiptare.
Qytet kryesore ku janë përqëndruar shqiptarët janë Montreali, Toronto apo edhe Kaliari dhe Peterburg.
Kontributi i këtij komuniteti ishte veçanërisht i ndjeshëm në kohën e luftës së Kosovës ku falë lobit të tyre, qeveria Kanadeze pranoi 7000 refugjatë kosovarë.