
Diaspora shqiptare ndër vite: Një vështrim i shkurtër historik
Diaspora shqiptare ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e kombit shqiptar duke luajtur një rol jetik në proceset historike që quan në formimin dhe më pas konsolidimin e shtetit të shqiptarëve. Në veçanti roli i luajtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës ishte i një rëndësie jetike.
Për efekte studiomore diasporat i ndajmë në dy kategori: diaspora e hershme dhe diaspora e vonë ose e re.
Diaspora e hershme përfshin popullisitë shqiptare që emigruan nga viset e tyre drejt vendeve të tjera kryesisht për ti shpëtuar shtypjes së pushtuesve të huaj, dhe më vonë edhe regjimit komunist që në shumë aspekte u bë edhe më shtypës se ushtritë e huaja.
Ato kategorizohen në tre nën etapa: emigrimet e shqiptarëve gjatë mesjetës deri në shekullin e XIX -të , ku përfshijmë migrimin masiv të shqiptarëve arbëresh drejt Italisë dhe Greqisë, apo vendosjen e kolonive shqiptare në vënde të ndryshme të lindjes si Egjipt, Siri, Liban e Turqi.
Mërgimet e shqiptarëve kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada apo Amerikë Latine, në fund të shekullit XIX-të përbëjnë mërgimet më të reja deri në fund të Luftës së Dytë Botërore; Pas kësaj mërgimet kanë pasur natyre largimi nga persekutimi komunist.
Diaspora e Re përfaqëon bashkëkombasit që iu larguan skamjes dhe varfërisë materiale dhe shpirtërore të shkaktuar nga regjimi totalitar komunist. Kryesisht këta emigrantë u vendosën në vëndet fqinje si Greqia apo Italia, por nuk munguan edhe zhvendosje në numër të madh edhe në vëndet e Evropës Perëndimore si Gjermania, Kanadaja, Zvicër, Austri, Mbretëri e Bashkuar, apo edhe vëndet Skandinave. Një pjesë e kësaj diaspore të re të krijuar u vendos në vëndet ku tashmë ndodhej edhe diaspora e vjetër si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanadaja.