Dialogu Kosovë-Serbi, Rama dhe Abazoviç e quajnë planin më të mirë ndonjëherë

Plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është vlerësuar si më i miri i prezantuar  ndonjëherë në tavolinë nga dy kryeministrat e rajonit, ai shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Pas mbledhjes së dy qeverive një ditë më parë, ditën që u mbajt edhe takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serbë Aleksandër Vuçiç në Bruksel, Rama ka thënë se është në krah të Kosovës, duke i uruar kthjelltësi, vendosmëri dhe sukses.

*Tibo News