
Dialogu Kosovë-Serbi, BE konfirmon takimin e Lajçakut me Kurtin dhe Vuçiçin
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Paralajmërimet janë se Lajçak do të ketë takim të përbashkët me të dy këta liderë.
Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit, prej vitit të kaluar.