
Dhurata Myrtollari, mësuesja shqiptare ambasadore e rrjetit Scientix
E diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, Dhurata Myrtollari mban titullin “Mësues mjeshtër” me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”. Ka përvojë të gjatë prej 26 vitesh në Arsimin Parauniversitar në Shqipëri, si mësuese dhe drejtuese në shkolla të ndryshme. Përveç mësimdhënies, punon si trajnere e bashkëpunëtore në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve. Në 2020 është çertifikuar si trajnere ndërkombëtare e platformës digjitale shkollore Edmodo.
Mban titullin “Ambasadore” e rrjeteve e Tëinning dhe Scientics, dy komunitete mësuesish nga shkollat evropiane. Ka përfaqësuar Shqipërinë si mësuese inovatore, e përzgjedhur nga Microsoft në Forumin e Edukimit Global, zhvilluar në Budapest, Hungari në vitin 2016. Rrjeti Scientix ka 1011 ambasadorë nga 50 shtete ku një ndër ta është edhe mësuese Dhurata si një nga përfaqësuesit e Shqipërisë.
Dhurata Myrtollari ka qenë pjesë e ekipit në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2022-2026 si dhe një nga pesë anëtaret e panelit të të ftuarve si “Mësuesit Heronj” të pandemisë nga UNESCO në 25 Janar 2021. Fituese e çmimit “Mësuesi i Vitit 2017” në Shqipëri. Fituese i Çmimit për Edukimin dhe Mësimdhënien dhe një sërë arritjesh të tjera në fushën e arsimit dhe jo vetëm.