Dhuna e të miturës në kopshtin privat në Tiranë, edukatorja po hetohet, por e lirë

Tre punonjës policie të Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra ndërsa ka nisur edhe hetimi disiplinor për shkelje të rënda lidhur me çështjen e dhunës së ushtruar ndaj fëmijës 3 vjeç në kopshtin “Stinët”.

Kjo ngjarje e rëndë u denoncua për herë të parë nga emisioni Stop në Tv Klan.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për këtë rast dhe policët janë pezulluar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Nga hetimet rezulton se pas denoncimit të prindërve të fëmijës së tyre për dhunën në kopsht, strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji. Por veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë kqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit. Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e kopshtit janë analizuar pas transmetimit të rastit në emision. Njëkohësisht është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe edukatorja Majlinda Dehima, e cila shfaqet në pamje duke dhunuar fëmijën në kopësht. Ajo akuzohet për keqtrajtim i të miturve.