
Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që shmang mbylljen e qeverisë amerikane
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projektligj të përkohshëm për shpenzime që do të shmangte mbylljen e qeverisë amerikane. Projektligji është miratuar nga të dyja partitë.Projektligji, i cili do ta mundësojë rrjedhjen e fondeve qeveritare deri në mesin e muajit janar, tani shkon për miratim në Senat, ku liderët demokratë dhe ata republikanë kanë ofruar mbështetjen e tyre.
Për ta parandaluar mbylljen, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, duhet ta miratojnë legjislacionin, që duhet nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në ligj, para se vendimi për fondet aktuale për agjencitë federale të skadojë në mesnatën e së premtes.