Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hetimin për shkarkimin e Biden

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, votoi për të autorizuar edhe formalisht nisjen e procesit të “impeachment” për presidentin Joe Biden, me republikanët të bashkuar në përpjekjen për të bindur kolegët demokratë, në gjetjen e provave për gabimet e presidentit të tyre.

Republikanët, që kontrollojnë dhomën, votuan 221-212, për nisjen e hetimeve me shpresën se do të zbulojnë nëse djali 53 vjeçar i presidentit, përfitoi në mënyrë të paligjshme nga babai, për kontratat e tij të huaja të biznesit, disa orë pasi Hunter Biden, refuzoi thirrjen për të dëshmuar me dyer të mbyllura. Shtëpia e Bardhë e quajti këtë vendim për të hetuar si të pabazuar në fakte dhe të motivuar politikisht.