
Dhoma Amerikane kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale
Duket se Dhoma Amerikane e Tregëtisë e sheh nismën e amnistisë fiskale si rrezik për pastrimin e parave të pista me burim krimin dhe evazionin fiskal. Kreu i dhomës amerikanë Enio Jaço në një konferencë për mediat tha se nëse nisma miratohet do të dëmtoj klimën e biznesit dhe deformimin e konkurencës në treg. Barra fiskale për subjektet që kanë shkelur ligjin duke fshehur të ardhurat është 7 përqind ndërsa bizneset e ndershme kanë një ngarkesë taksash porej 40 përqind të të ardhurave.
Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkoi qeverisë reflektim edhe në luftën kundër korrupsionit dhe reformim të plotë të sistemit të prokurimeve. Indeksi i Klimës së Biznesit që publikon çdo vit Dhoma Amerikane është përkeqësuar gjatë 3 viteve të fundit. Bizneset e këtij komuniteti kërkojnë që ekzekutivi të mos ndryshojë shpesh ligjet fiskale, duke marrë shkas nga nisma e re për ligjin e tatimit mbi të ardhurat.