Dhjetra të arrestuar në demonstratat kundër luftës në Rusi

Dhjetra demonstrues kundër luftës u arrestuan në Moskë dhe Shën Petersburg të mërkurën pasi kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Policia në qytetin e lindjes së Putinit, në Shën Petersburg, shpërndau me dhunë protestuesit dhe arrestoi rreth 100 persona.

Në Moskë, forcat e rendit mbyllën të ashtuquajturin “Sheshin e Kuq” pranë Kremlinit dhe arrestuan të paktën shtatë persona që nëpërmjet altoparlantëve u bënin thirrje njerëzve që të mblidheshin.

Demonstratat erdhën disa orë pasi Navalny bëri thirrje për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak, duke thënë se Rusia nuk duhet të jetë një “komb frikacakësh ” dhe duke e quajtur Putinin “një car të vogël e të çmendur”.

Dëshmitë e reporterëve tregojnë se si njerëz të shumtë u zvarritën drejt rajoneve.

Grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info tha se më shumë se 7 000 njerëz në total në Rusi ishin arrestuar në demonstratat për pushtimin e Ukrainës nga Moska që filluan të enjten e kaluar.

Navalny, 45 vjeç, udhëhoqi protestat më të mëdha në Rusi kundër Putinit në vitet e fundit dhe ishte në shënjestër të një sulmi helmues që ai fajëson Kremlinin në vitin 2020.

Ai tani po vuan dënim me burg për akuza të vjetra mashtrimi jashtë Rusisë.