AlbanianEnglish

Dhjetori si muaj vere në Alaskë, temperatura të pazakonta

Alaska ka regjistruar temperaturën 15.5 gradë dhe reshje të dendura të shiut, në një kohë të vitit ku normalisht shoqërohet me temperatura nën minus dhe reshje të dendura dëbore.

Në zonën ishullore të Kodiak, temperatura e ajrit u regjistrua me shifra rekord: 19.4 gradë të dielën, duke e bërë më të lartën ndonjëherë në Alaskë gjatë muajit dhjetor.

Shkencëtari Rick Thoman nga Qendra e Alaskës për Vlerësimin dhe Politikat e Klimës e konsideron këtë ndodhi si të pazakontë.

Një studim i botuar muajin e kaluar në revistën Nature Communications parashikoi një klimë Arktike me më shumë shi sesa dëborë,  por duke filluar nga viti 2060 ose 2070.

Alaska gjithsesi do të jetë e ftohtë gjatë dimrit, por episodet me temperatura të ngrohta dhe lagështirë pritet të jenë më të zakonshme në të ardhmen.

Shkencëtari Thoman shprehet se të gjitha po ndodhin për shkak të ngrohjes globale: Në një botë që ngrohet dhe lagështohet vazhdimisht do e bëjë këtë gjë më të zakonshme.

You don't have permission to register