
Dhjetëra të vdekur nga i ftohti në SHBA dhe Kanada
Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 47 persona kanë vdekur në nëntë qytete të SHBA-së, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork.
Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes. Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme.