
Dhërmiu nën rrezik nga flakët
Dhërmiu rrezikohet nga flakët të cilat prej 3 ditësh kanë përfshirë malin e Çikës.
Situata është jashtë kontrollit pasi flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.
Janë zjarrëfiksit e Himarës që qendrojnë nga zona e fshatit Dhërmi per ta mbajtur në kontroll, teksa në Palasë janë punonjësit e ADZM-së.
Prej së martës dhe deri më tani në malin e Cikës janë djegur disa hektarë me shkurre dhe pemë të thata ne një vijë prej 3 km.
Ditën e sotme pritet tw ndërhyet me ushtarë të FA, ku sipas prefekturës së Vlorës do të jenë 60 ushtarë.
Tymi që ka përfshirë këtë zonë, ka larguar dhe pushuesit nga plazhi, pasi era që fryn nga jugu tymin e ka drejtuar në plazh ku ka patur dhe shumë pushues të cilët janë larguar si dhe tw tjerw kanë anuluar prenotimet.
*Tibo News