
Deutsche Telekom synon të marrë tërësisht zotërimin e T-Mobile
Kompania gjermane e telekomunikacionit, Deutsche-Telekom rriti parashikimet e saj për të ardhurat për të dytën herë brenda këtij viti. Tashmë ajo parashikon të ketë një xhiro prej 38 miliardë dollarësh në fund të 2022-it.
Ky parashikim është rreth 500 milionë dollarë më i lartë se parashikimi i mëparshëm. Raporti vjen pas rishikimit të bilanceve të bëra për dy katërmujorët e parë të këtij viti duke rishikuar të paktën 10 miliardë dollarë xhiro.
Pas këtij rishikimi të bilanceve gjigandi gjerman kërkon të marrë tërësisht nën kontroll kompaninë T-Mobile. Paralelisht Deutsche Telekom ka blerë aksione në rrjetin japonez të bankave SoftBank duke iu afruar kuotave 50%.
Llogaritë e T-Mobile janë sa tre të pestat e të ardhurave të grupit Deutsche Telekom dhe së fundmi ka pasur rritje të abonentëve të saj. Rritja ka vijuar që pas shkrirjes me kompaninë Sprint dhe zgjerimin e shërbimeve 5G.
Aktualisht kompania ka rreth 110 milionë abonentë shumë më shumë nga çka Deutsche Telekom në Gjermani dhe Evropë së bashku.
*Tibo News