Detyrimet e bizneseve/ Subjektet duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Mbi 125 mijë biznese të cilat operojnë në vend duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit deri në 31 korrik ose  në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15.000 lekë.

Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar ndërsa shërbimi kryhet online.