Deti i zënë rob nga mbeturinat plastike!?

Peshkatarët italianë i kanë rrëfyer Papës se kanë gjetur tonelata plastike në Detin Adriatik. Papa e quan kriminale ndotjen e detit.

Ndërkohë një studim i ri i Institutit “Alfred-Wegener”  paralajmëron se ndotja plastike në dete po rritet me ritëm të paparë.

Sasia e mikroplastikës do të dyfishohet në 30 vitet e ardhshme.

90% e llojeve të hulumtuara të florës e faunës detare tregojnë efektet e ndotjes. Shumë i prekur nga ndotja është edhe Deti Mesdhe.

Kërkimet nga Forumi Ekonomik dhe Fondacioni Ellen MacArthur përllogarisin se deri në 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshq në dete nëse vazhdon të prodhohet në këto ritme.

Vetëm gjatë 2016-s çdo shqiptar ka prodhuar mesatarisht 396 kg mbetje, prej të cilave 39.6 kanë qenë mbetje plastike.