Detaji tek dhoma e gjumit që na bën të shohim ëndrra të këqija

Shumë prej nesh shohim ëndrra që na shkaktojnë ankth dhe stres. Mendojmë se janë pasojë e ngjarjeve të ditës, mendimeve të ndryshme apo kujtimeve të së kaluarës.

Por ekspertët e gjumit kanë treguar se mund të ketë edhe një arsye tjetër për të cilën nuk është folur më parë.

Rezulton se temperatura e dhomës së gjumit lidhet me ëndrrat që ne shohim. Kjo do të thotë se nëse shtrihemi për të fjetur në dhomën ku temperatura është më shumë se 18 gradë Celsius mund të kemi probleme me gjumin, por edhe ëndrrat që ne shohim.

Sipas ekspertëve, 18 gradë është temperatura ideale e dhomës së gjumit për një gjumë të rehatshëm e të shëndetshëm.

Kjo pasi trupit i duhet të kalojë në një proces gjatë gjumit, dhe nëse ambienti është i nxehtë, temperatura e trupit do të rritet gjithashtu, duke mos gjetur ekuilibrin që duhet për të fjetur mirë dhe për të mos parë ëndrra që na prishin rehatinë.

Ekspertët britanikë thonë se temperatura ideale e dhomës mund të ndihmojë kundër gërhitjes dhe apnesë së gjumit.