
Detaje të reja nga “Squid Game 2”
Së fundmi Netflix ka publikuar një trailer të shkurtër për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm dramatik “Squid Game”, së bashku me një mesazh nga krijuesi, shkrimtari, regjisori dhe njëkohësisht producenti ekzekutiv Hëang Dong-Hyuk duke treguar detaje se cilët personazhe po rikthehen për sezonin e dytë.
Hwang krahas trailerit i cili përmban një animacion të shkurtër të kukullës gjigante që shfaqet në ‘Squid Game’ thotë :
“Dritë e kuqe… DRITË E GJELBËR!
Ai vijon duke thënë se:
“U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të ‘Squid Game’ vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që ‘Squid Game’ të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë. Si shkrimtar, regjisor dhe producent i ‘Squid Game’, një thirrje e madhe për fansat në mbarë botën: ‘Faleminderit që e shikoni dhe e pëlqeni serialin tonë’.”
Deklarata e Hwang vazhdon duke treguar pak nga historia për sezonin vijues dhe duke zbuluar se protagonisti Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) dhe antagonisti i maskuar, Front Man (Lee Byung-hun) do të kthehen të dy.
Ai tregoi gjithashtu se do të prezantohet i dashuri i Young-hee, kukullës gjigante vrasëse.
Rikujtojmë, se sezoni i parë i ‘Squid Game’ regjistroi 1.65 miliardë orë shikime në katër javët e para të publikimit, duke u bërë seriali më i madh televiziv i Netflix.