AlbanianEnglish

Detaje të reja mbi James Bond

James Bond herën e fundit u soll nga Daniel Craig, duke arritur një rekord shumë të madh shikueshmërie dhe për faktin se aktori që i dha jetë agjentit 007 do të largohej nga filmat e agjentit përgjithmonë.

 

Pas këtij informacioni për largimin, të shumtë ishin emrat që u lakuan për të “trashëguar” rolin.

Kohëve të fundit, producentja Barba Broccoli, në intervistën me “Deadline” foli për filmin e ardhshëm të James Bond .

Ajo theksoi që filmi do të jetë “rishpikje” e rolit të James.

Broccoli bëri të ditur se për momentin të paktën, nuk ka aktor “në garë” për të qenë James i ri.

 

“Ne jemi duke punuar ende për të, jemi në diskutime e sipër. Nuk ekziston një skenar dhe ne nuk arrijmë më një konkluzion deri në momentin kur të vendosim se si do t’i qasemi të ardhshëm, sepse në fakt, ai është rishpikje e Bond. Ne jemi duke punuar për këtë gjë, përgjigja se kush do të jetë aktori do kohën e vet.”

 

Ajo tregoi edhe se xhirimet janë të paktën dy vite larg.

Pra, nëse ishit në pritje, tani është e sigurt që së shpejti nuk do të ketë një të tillë.

Emrat për atë që do luajë Bond kanë qarkulluar prej kohësh.

Është thënë se mund të jetë edhe Idris Elba, pasi e shihnin si aktorin ideal.

Kjo nuk është konfirmuar askund ende.

 

Për të zbuluar aktorin që do mbajë veshur rolin duhet të presim të paktën edhe dy vite të tjera, sa emrat e aktorëve t’i prezantohen publikut

You don't have permission to register