Destinacioni i preferuar për pushime i Monica Belluccit

Aktorja italiane Monica Bellucci është parë në ishullin grek të Paros, të cilin e ka cilësuar si ndër destinacionet e saj të preferuara të pushimeve.

Bellucci, 57 vjeçe ka qenë vizitore e shpeshtë në ishullin Cikladik, madje ka thënë se do të konsideronte blerjen e një shtëpie pushimi atje.

Aktorja është fotografuar teksa qëndronte në një restorant në Paros, publikuar nga një influencer grek.

Të tjerë të famshëm që kanë pushuar në Greqi këtë verë përfshijnë aktoret Nicole Kidman dhe Sarah Jessica Parker, si dhe miliarderin Elon Musk, yllin e NBA-së Magic Johnson dhe legjendën e Beatles, Paul McCartney.

*Tibo News