Dëshmon Zamir Kalemi për atentatin e dështuar në Selitë

Dy ditë pas atentatit në zonën e Selitës në Tiranë, policia ka marrë në pyetje Zamir Kalemin për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

41 vjeçari që mbeti i plagosur ka sqaruar sipas tij në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur kohët e fundit apo njerëz të afërt të tij.

AI ka mohuar të ketë patur konflikte dhe në të njëjtën kohë nuk kishte dijeni se kush mund të jenë autorët e atentatit të dështuar.

41 vjeçari ka treguar se e ka patur të pamundur të identifikojë ndonjë prej tyre pasi ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe janë larguar.

Kalemi ka treguar itinerarin që ka përshkruar të premten.

Ai ka thënë se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë duke u kthyer nga një lokal ku ishte me miqtë e tij, por u sulmua teksa po shkonte në shtëpi.

Zamir Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit, i ndodhur në burg në Greqi si dhe i afërm i Aleksandër Sadikaj që u vra me shpërthim tritoli në kryeqytet verën e vitit 2022.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor 2022.

Andrea Kalemi ka patur 2 tentativa për ta vrarë. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe së fundmi në burg, ku ndodhet i arrestuar në shtetin fqinj.