AlbanianEnglish

Dëshironi pushime të lira në Evropë? Ja cili është qyteti perfekt

Omio  website-i i njohur për udhëtimet, ka shpallur destinacionin më të lirë europian për vitin 2022. Duke përfshirë 100 destinacionet më të njohura në Francë, Belgjikë, Itali, Zvicër, Hollandë dhe Spanjë, kjo e fundit rezultoi të kishte qytetin më të lirë për të vizituar dhe pa shpenzuar shumë para, Granada.

Granada shquhet për kulturën e saj që është një miksim i asaj spanjolle dhe arabe, duke qenë se ka influencë të madhe për shkak të luftërave të ndodhura shumë vite më parë. Duke qenë se kultura e saj është kaq e njohur dhe njerëzit janë të interesuar për historinë e saj, vendasit kanë zhvilluar mënyra të ndryshme për t’i tërhequr ato dhe për të rritur ekonominë e vendit. Në qytet numërohen më shumë se 10 muze pa pagesë dhe organizime të 112 aktiviteteve të ndryshme çdo vit.

Pa përfshirë pikat turistike, të cilat janë shumica pa pagesë, përparësi ka edhe fakti që nevojat ose shërbimet minimale gjithashtu janë shumë lirë ose gati falas. Një ndër to është fakti se ka shumë pika me “wi-fi free” ose burime ku njerëzit mund të pinë ujë të pijshëm. Transporti publik është një vlerë plus, ku krahasuar me qytetet e tjera europiane janë shumë lirë duke patur një vlerë prej 1.40 euro për biletën e autobusit dhe 1.35 euro për atë të metros.

You don't have permission to register