
Dëshironi flokë me volum? Ndiqni këto hapa të thjeshtë
Nëse dëshironi më tepër volum në flokët tuaj fillimisht duhet të zbuloni se çfarë lloj flokësh keni, të thatë, të yndyrshëm apo normal? Më pas është mirë të zgjidhni një shampo dhe produkte të kujdesit të përgjithshëm. Kur i thani flokët, filloni nga majat deri tek rrënjët dhe ngjituni në to. Provoni të ktheni kokën dhe ta mbani tharësen afër rrënjëve të flokëve. Nëse është e nevojshme, shtoni në flokët tuaj produkte stilimi që ndihmojnë në volum, gjithmonë në varësi të modelit të flokëve.
Kur laheni, provoni të vendosni në fillim balsamin dhe më pas shampon. Kjo për shkak se balsami zakonisht rëndon majat e flokëve dhe kështu e ka më të lehtë të humbasë volumin. Por nëse e përdorni fillimisht dhe më pas pastroni mbetjet e balsamit me shampo, atëherë flokët do të jenë të pastër dhe patjetër më të lehtë!