Deri në vitin 2100, dy të tretat e akullnajave mund të zhduken

Akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë madje, se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave. Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike.

Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshin dhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.