
Deri kur mund t’i konsumojmë ushqimet e Vitit të Ri?
Tashmë e dimë se mania jonë për të patur gjithçka në tavolinën e festive, tejkalon limitet në familjet tona. Krahas gjelit dhe sallatës ruse që tipiket e mbrëmjet, s’mungojnë llojet e tjera të mishërave, sallatave dhe çdo gjëje tjetër që mund t’ju shkojë ndër mend. Normalisht një pjesë e mirë do të mbesin, por deri kur mund t’i konsumojmë ushqimet që kanë tepruar?
Prodhimet e detit
Nëse prodhimet e detit i keni të papjekura, nuk duhet t’i mbani më shumë se 1 ditë.
- Perimet e pjekura
Perimet mund të konsumohen deri në 3 ditët e ardhshme, padyshi nëse kanë qenë në frigorifer. Megjithatë nëse janë jashtë frigoriferi, nuk mund të rrinë më shumë se 4 orë.
- Proshuta
Dihet që kripa e ruan proshutën, kështu që nëse e mbani në frigorifer, patjetër që mund t’i konsumoni në javët në vazhdim.
- Mishi i derrit
Në mënyrë që të keni mundësi ta hani sërish, duhet ta fusni në ngrirje dhe ta konsumoni maksimumi brenda 48 orëve. Tashmë e dimë që mishi i gatuar duhet të ngrohet jo më shumë se një herë në mënyrë që mos të nxisë helmim.
- Mishi i pulës
Njëjtë si me mishin e derrit, vlen edhe për mishin e pulës. Nuk duhet të mbahet më shumë se 48 orë në frigorofer, pa harruar që duhet të jetë dhe e pjekur mirë.